Mund të themi se veç prindërve VIP-a dhe mjaft të përfolur, në showbizz nuk mund të kalojnë pa marrë një vëmendje të caktuar dhe bebat apo fëmijët VIP-a.
Padyshim Renee, vogëlushja kaq e ëmbël dhe simpatike e Nora Istrefit, është ndër të preferuarat e publikut në rrjetet sociale.
Së fundmi Nora Istrefi ka ndarë një foto të vogëlushes ku ka treguar se ajo ngjan me aktoren e njohur Hollivudiane, Emma Stone.
“Ema Stone e imja, Renee bukur”, shkruan këngëtarja teksa publikon foton e vajzës së saj me bishtaleca dhe fjongo të kuqe në kokë.