Jennifer Lopez ka ditur gjithnjë se si të tërheqë vëmendjen e mediave, sidomos në rastet e evenimenteve të mëdha. Një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe në vitin 2000 ku rrëmbeu sytë e të gjithëve me fustanin e saj të ‘Versace’, të cilën ajo e veshi në ‘Grammy Awards’.
Për shkak të fustanit të saj duket se është krijuar edhe një nga hapësirat më të rëndësishme të ‘Google’, ‘Google Images’.
Gjatë një diskutimi për fustanin në fjalë 49-vjeçarja ka zbuluar se ‘Google Images’ u ndërtua vetëm prej saj.
“Shumë njerëz ishin duke kërkuar për fustanin dhe në atë kohë nuk kishin asnjë lloj mënyre si të kërkonin në internet për fotot e tij, prandaj u krijua ‘Google Images’”, ka thënë Jennifer.
Ajo ka treguar se atë vit nuk mundi të fitonte një çmim, por u shfaq në çdo faqe gazete për zgjedhjen e saj në tapetin e kuq. Ajo ka shtuar se fuqia e stilit është shumë e fortë dhe historia e saj e vërteton më së miri këtë gjë. Jennifer është shquar gjithmonë për veshjet e saj mjaft të veçanta dhe format trupore gati-gati perfekte.