Një nga ngjarjet në showbizin shqiptar që ka bërë goxha bujë kohët e fundit është ndarja e çiftit Xheni-Bernardi, të cilët e patën fillesën e tyre në shtëpinë e Big Brother.
Dyshja herë pas here në intervista apo rrjetet sociale rindez debatet mbi historinë e tyre dhe këtë ka bërë së fundmi Xheni, me një postim në Insta Story. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka treguar se bisedon me Musain, një tjetër ish-banor i “Big Brother Albania”.
“Bisedat tona të gjata!”-ka shkruar Xheni në foton ku ajo shihet duke komunikuar në një videotelefonatë me Musain.
Po Bernardi çfarë do jetë duke menduar tani vallë?