Një qytetar kuksian ka bërë një gjest të pazakontë mes Brukselit.
Ai ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë tejet të veçantë duke i dhënë kështu edhe një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama.
Sokol Nela përmes një pankarte i ka kërkuar kryeministrit Rama të lirojë 11 kuksianët e protestës së Rrugës së Kombit duke pohuar se në fakt ata duhet të jenë kandidatë për çmimin Nobel.
“Zoti Kryeministër. Ju i kërkuat falje publike popullit të Kukësit. Përse nuk ia lironi djemtë nga burgu? Ata nuk janë trafikantë e as terroristë, ata janë kandidatë për çmimin Nobel”, shkruhet në pankartën e kuksianit.