INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri s’i ka pritur! Jemi fiksuar me të, por ja të gjitha terset që e ndoqën Luana Vjollcën pas bashkëpunimit me Faydee [FOTO/ VIDEO]

Me siguri s’i ka pritur! Jemi fiksuar me të, por ja të gjitha terset që e ndoqën Luana Vjollcën pas bashkëpunimit me Faydee [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 12:46 24-07-2019

Pas publikimit të këngës “Yalla Habibi” me Faydee, Luana Vjollca u arratis për pushime në Itali me të dashurin e saj menaxher nga Prishtina, Krenar Çoçaj.

Por duket se bashkëpunimi, që fillimisht nuk po e besonte askush, me të famshin nga Australia, është shoqëruar me një varg tersesh për prezantuesen e “Top Channel”, e cila po e kthen muzikën në profesion fitimprurës. Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat, nisur nga një zbulim i blogerit të njohur Olti Curri, i cili dhe kësaj here vërtetoi se nuk i shpëton kurrë gjë.

Me anë të një statusi dhe videoklipeve krahasuese, Olti mendon se kjo këngë është e kopjuar. Në disa postime që ka bërë në “Instastory”, ai ka ironizuar moderatoren teksa ka publikuar faktet që dëshmojnë se kënga është vjedhur. “Epo, kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana, ia kopjuan! Turp të keni!”, shkruante Olti krahas videos së këngës “Yalla habibi” të Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix.

Në një tjetër postim, Olti kishte rrethuar dhe datat e publikimeve të dy këngëve që kanë të njëjtin titull. Sipas konstatimit të tij, kënga e Luanës është publikuar një vit e disa ditë më vonë se “Yalla habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. E pasi zbulimi i Oltit mori dhenë në rrjetet sociale, për Luanën kishte të tjera surpriza jo të mira. Nuk vonoi shumë dhe këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee, postoi një tjetër klip me titullin “Salam”, duke e zhvendosur komplet vëmendjen nga dueti me Luanën.

 

Nuk dihet nëse ky publikim i shpejtë ka qenë në planet e tij, apo ai i ka shpejtuar hapat pas kritikave që ka marrë nga fansat e tij në “Instagram” lidhur për bashkëpunimin, sipas tyre “të gabuar”, me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”, shkruante një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare, me të cilën mund të bashkëpunoje”, ka shkruar një tjetër. “Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”, ka vijuar një i tretë. “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”, ka komentuar një tjetër ndjekës.

Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën “YouTube” plot 2.2 milionë shikime. Po pavarësisht këtij fakti, diçka e çuditshme ndodhi me këngën e Luanës në “Youtube”. Teksa shihje videoklipin e Luanës dhe Faydee në “Youtube”, ajo që u tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që videoja ka marrë.

Mirëpo, e çuditshmja është që komentet janë pothuajse të përsëritura. Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë. Përveç kësaj, në sy binin edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, “Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kanë fare lidhje me këngën. Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’, për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni. Fady Fatrouni, i njohur si Faydee, është këngëtari 32-vjeçar libanez, me karrierë në Australi./Story.al

 

done.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047