Thonë që çudia më e madhe zgjat 3 ditë, por “Jam Nana” mesa duket do zgjasë edhe më shumë...
Por ajo nuk është e vetmja video e cila është bërë virale në rrjetet sociale sepse edhe videoja e Zogut të Tiranës me një të moshuar, pikërisht babain e këngëtares Valbona Halili.
Ajo video bëri xhiron e rrjetit për shkak të një batute që u kthye në virale. Zogu e pyeti atë se çfarë do të bënte nëse do i kishin mbetur vetëm 24 orë jetë dhe ai i tha me humor që do masturbohej.
Kjo batutë shkriu së qeshuri të gjithë audiencën që po e ndiqte, por një tjetër detaj që na kishte shpëtuar nga videoja ishte prezenca e një tjetër personazhi tashmë viral në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për taksistin e famshëm Avniun që ka pushtuar fjalorin e çdo të riu me shprehjet e tij dhe Instagramin me rrëfimin e historive personale.