Prej kohësh se kemi parë, Flori Mumajesi "zhduk" Elvana Gjatën!
Mbrëmjen e kaluar mijëra qytetarë kanë pritur vitin 2019 në sheshin Skënderbej. Nën ritmet e muzikës moderne, kryeqytetasit kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe zgjodhën të bëhen pjesë e festimeve të organizuara nga Bashkia Tiranë.
Në skenën e ngritur në Sheshin Skënderbej, janë ngjitur artistët Flori Mumajesi, Eranda Libohova, Dj Vin Veli e të tjerë personazhe të njohur të muzikës shqiptare.
E padiskutim një ndër performancat më të zjarrta ishte ajo e grupit “Threedots” të cilët i vunë “flakën” skenës. Pasi gëzoi të gjithë publikun me hitet e tij, Flori Mumajesi elektrizoi skenën dhe sheshin me hitin e tij “Kuq e Zi je ti” për të cilin ka bashkëpunuar me ish-të dashurën e tij Elvana Gjatën.
Mirëpo mbrëmjen e kaluar gjatë performancës së kësaj këngë, zëri i Elvanës nuk u dëgjuar për asnjë sekondë. Pra Flori në një farë mënyrë e ka ripërpunuar versionin që këndon nëpër klube ose në rastin e fundit në sheshin Skënderbej dhe pjesën e Elvanës e ka kënduar vetë LIVE para të gjithë ndjekësve.
FloriMumajesi from Vimeointv.al on Vimeo.