Të gjithë e njohim si Sofia, por emri i saj i vërtetë është Xheni Brahaj. Bëhet fjalë për asistentet e Arian Çanit e cila është një studente juridiku, por nëse mendoni se dalja e parë në televizion është te “Zonë e Lirë”, gaboheni.
E ftuar sot tek "Rudina", Xheni ka treguar se para se të bëhej asistentja e Arian Çanit, ajo ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në "Dance ëith me".
Xheni rrëfeu për pasionin e saj të madh, baletin të cilin e ka filluar që në moshën 10 vjeçare.
Ajo tregoi gjithashtu se ka marrë pjesë edhe në "Miss Universe Albania 2016", por asokohe Xheni ishte brune e në këtë pjesë Rudina ja vuri në dukje se asaj i shkojnë më shumë flokët bjonde.
Megjithatë Xheni tani është fokusuar tek puna si asistente dhe duket se i pëlqen shumë dhe u shpreh se nuk kishte pakënaqësira. Sa i përket marrëdhënies me Çanin, bjondja seksi u shpreh se ndihet e privilegjuar që punon me të.