Rikthimi i tyre bashkë pas viteve të tëra ndarje, i gëzoi pa masë fansat e dyshes.
Por ky rikthim, ishte e shkruar të ishte tepër i shkurtër. Pavarësisht dashurisë së tyre, rrethanat bënë që Selena Gomez dhe Justin Bieber të ndahen sërish. Në media u trajtua si një reflektim që çifti po kërkonte të bënte mbi marrëdhënien e tyre, por fotot e fundit të Justin tregojnë diçka tjetër. Ai është rikthyer me ish të dashurën Hailey Baldëin me të cilën ka qenë i lidhur për një vit gjatë periudhës 2015-2016. Ata janë shfaqur duke u puthur në rrugët e New York duke mos iu bërë përshtypje aspak prezenca e kalimtarëve. Burime pranë Selenës pohojnë, se ajo ndjen ende për Justin dhe e marrim me mend si do të jetë ndjerë pas këtyre fotove.