Një udhëtar në bordin e fluturimit të “Ryanair” nga Tenerife në Santiago de Compostela ka kërcënuar se do të hidhte veten në erë, pasi kërkesa e tij për një birrë iu refuzua për të tretën herë.
“Këtu kam një bombë!. Do të eksplodojë! Do të shpërthej një bombë sepse nuk po më japin një birrë”, citohet të këtë thënë ai pak para se avioni të bëhej gati të ulej në pistën e aeroportit të qytetit verior spanjoll.
Pilotët menjëherë kanë njoftuar për kërcënimin dhe në bashkëpunim me autoritetet kanë vendosur që të aterojnë në një vend tjetër larg aeroportit, duke i marrë shumë seriozisht pretendimet e udhëtarit.
Pas uljes së avionit, njësitë speciale menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë konfirmuar se nuk ka asnjë bombë, ndërsa kërcënuesi më pas është arrestuar.
Kompania iu ka kërkuar falje të gjithë udhëtarëve të tjerë në avion, duke premtuar se skena të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.