INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më sulmoi, më hodhi në krevat dhe...''! Flet vajza që ka paditur Ronaldon për përdhunim, ja çfarë i ka thënë ai! [FOTO]

''Më sulmoi, më hodhi në krevat dhe...''! Flet vajza që ka paditur Ronaldon për përdhunim, ja çfarë i ka thënë ai! [FOTO]

Publikuar më: 16:39 01-10-2018

Cristiano Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar një femër në një hotel në Las Vegas, ndërsa më pas i ka thënë “Zakonisht jam një zotëri”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në gjykatë nga akuzuesja.

Kathryn Mayorga është amerikania e cila thotë se futbollisti i famshëm portugez e sulmoi para 9 vitesh, akuzë që Ronaldo e mohoi prerë, në një postim në Instagram: “Lajmi i sotëm? Lajm fals! Duan të bëhen të famshëm duke përdorur emrin tim, është normale. Jam i lumtur dhe gjithçka është në rregull”.

Avokati i Kathryn Mayorga, Leslie Mark Stovall, thotë se ngjarja ka ndodhur në qershor 2009, ndërsa më pas Ronaldo dhe Kathryn arritën marrëveshje, ku amerikania zotohej se nuk do të fliste kurrë për ngjarjen, kundrejt shpërblimit prej 375,000 dollarësh.

Tani Kathryn Mayorga po mundohet të anulojë atë marrëveshje, ndaj ka dorëzuar një dosje në një gjykatë në Nevada.

“Cristiano Ronaldo e çoi paditësen në një dhomë gjumi, e hodhi mbi krevat dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale. Paditësja refuzoi, u mundua të mbulohej dhe bërtiste “Jo, jo, jo”. Kur Ronaldo e kompletoi aktin seksual, ai e la atë të largohej, duke thënë që i vinte keq, sepse zakonisht ai ishte një zotëri”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në gjykatë.

Zonjusha Mayora ishte 25 vjeç në atë kohë dhe punonte në një klub nate brenda Palms Casino, ku Ronaldo, kunati i tij dhe një kushëri po kalonin mbrëmjen në një zonë VIP më 13 qershor 2009, në periudhën kur Ronaldo po transferohej nga Manchester United te Real Madrid.

Foto nga ajo mbrëmje tregojnë Ronaldon duke biseduar me Kathryn, para se ta ftonte për në suitën e tij, për të parë nga ballkoni Las Vegasin. Në suitën e Ronaldos kishte edhe pishinë “xhakuzi” dhe kur zonjusha Mayorga po ndërrohej, Ronaldo u fut në dhomën e saj, u zhvesh dhe i kërkoi të bënin seks.

 

hotel.jpg

 

“Pasi më sulmoi, nuk po më linte të largohesha dhe po më thoshte “E dashur, e dashur”. Po më shihte me një pamje sikur ishte turpëruar, thuajse ndihej në faj. Nuk mbaj mend, por jam i sigurt që më tha “më fal”, ose “A të lëndova?”, tha Mayorga në një intervistë për gjermanen Der Spiegel, që ka publikuar e para ngjarjen dhe ka ekspozuar edhe identitetin e femrës që akuzon futbollistin e famshëm.

Sipas akuzueses, Ronaldo u ul në gjunjë dhe i tha që ishte “99% djalë i mirë” dhe “një për qind” e mori në qafë.

Më pas Mayorga tha se e kishte pyetur Ronaldon nëse ishte me Sidë, por ai mohoi, duke thënë që ishte sportist i nivelit të lartë, i cili testohej një herë në disa muaj. Më pas Mayorga tha se kishte shkuar në Departamentin e Policisë në Las Vegas për denoncim dhe më pas ishte vizituar në spital.

Sipas Der Speigel, më vonë ajo punësoi një avokat dhe firmosi marrëveshjen e heshtjes për 375,000 dollarë.

Tani Mayorga ka ndërruar mendje dhe ka dalë hapur, për të denoncuar gjithçka dhe për të kërkuar dënimin e Ronaldos, duke marrë shkas edhe nga lëvizja MeToo, ku femrat kanë vendosur të denoncojnë gjithë ngacmimet seksuale dhe përdhunimet nga persona të famshëm, që më pas mbyllin gjithçka në mënyra të ndryshme, sipas telesport. Avokatët e Ronaldos thanë të premten se do të hedhin në gjyq Der Spiegel për publikimin e akuzave, duke pretenduar se është dhunim privatësie dhe se revista gjermane duhet të paguajë dëmshpërblim për dëme të rënda morale.

ke.jpg

Gjithsesi, zëvendës-kryeredaktori i Der Spiegel, Alfred Weinzierl, tha për Reuters se revista i kishte shkruar disa herë Ronaldos dhe përfaqësuesve të tij ligjorë, për të marrë reagim para publikimit të raportit, por nuk mori kurrë ndonjë përgjigje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018470287322998