Oriola Marashi nuk mund t’i mungonte festës së Shën Valentinit.
Sigurisht, ajo ka zgjedhur mënyrën e saj për të festuar këtë ditë.
Në pragun e dritares me të brendshme dhe e ndriçuar nga drita e diellit, Oriola ka bërë një pozë të mrekullueshme, por sigurisht shihet pa shoqërinë e dikujt.
Duket si një Valentin i vetmuar, por një fans e ka provokuar modelen: “Festë sonte”.
Kurioziteti i tij nuk ka ngelur pa përgjigje nga ana e Oriolës: “Nuk e festoj”. Kaq ka mjaftuar për t’i hedhur poshtë të gjitha hipotezat rreth Oriola Marashit për një lidhje dashurie.
Mesa duket ajo do të festojë 15 Shkurtin atë që quhet edhe “Dita e Beqarëve”.