INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më të dashuruar se kurrë, Donaldi flet për puthjen e famshme me Borën dhe zbulon planet për martesë: Do jetë…

Më të dashuruar se kurrë, Donaldi flet për puthjen e famshme me Borën dhe zbulon planet për martesë: Do jetë…

Publikuar më: 13:33 11-12-2023

Aktori Donald Veshaj, ka folur së fundmi për jetën e tij dhe planet për martesë me moderatoren e njohur, Bora Zemani. Në një intervistë televizive Donaldi ka treguar se ende nuk kanë plane për dasmë, ndërsa u shpreh se “kam qejf ta përjetoj”.

Ndër të tjera aktori tregoi se edhe nëse ai dhe Bora do bëjnë dasmë, do jetë diçka shumë intime.

“Martesa është një moment kur nis një etapë tjetër në jetën tënde, që është familja. Dasma është një moment që pse jo, e kam qejf ta përjetoj. Në plane konkrete akoma jo. Afatgjatë po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë. Filmi, angazhimet kanë qene impeniative. E mendoj si diçka që edhe nëse do bëjmë dasmë do jetë shumë intime. Dasma është një moment që duhet të gëzosh për dashurinë dhe të jetë sa më e natyrshme dhe e sinqertë”, tha Donaldi.

Donaldi ka folur për herë të parë për puthjen e famshme me Borën në ‘Big Brother Vip Albania 1’ e cila u bë shumë shpejt virale!

Ai gjithashtu ka treguar edhe diskutimin që pati me Borën pas daljes nga shtëpia e famshme, lidhur me videon dhe foton e famshme.

Teksa në ekranin e madh, është shfaqur fotografia e Borës dhe Donaldit, ky i fundit ka thënë:

“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.

E konsideruar nga statistikat, si video më e klikuar, Donaldi ka thënë:

“Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701