Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Historia e tyre e dashurisë është një nga më të bukurat dhe nga të paktat që mund të quhet e vërtetë.
Çifti preferon që në rrjete sociale të ndajnë shumë momente nga jeta e tyre jo vetëm private, por edhe profesionale. Ata nuk kanë aspak komplekse edhe kur bëjnë shaka me njëri-tjetrin. E siç duket tani që gëzojnë një romancë të lumtur prej rreth 3 vitesh, çifti e paskan në plan të bëhen prindër. Të paktën kështu u shpreh Elgiti ku u pyet nga “Prive” se kur ka ndërmend të bëhet baba.
"I kam filluar planet", u përgjigj Elgiti i buzëqeshur.