Ledri Vula është padiskutim një ndër reperët më të talentuar shqiptarë dhe shumë i preferuar nga publiku, jo vetëm për talentin por edhe për pamjen. Mirëpo edhe pse nuk ka zbuluar shumë rreth saj, Ledri e ka pranuar në intervista që e ka gjetur “Princess Diana-n”. Bëhet fjalë pikërisht për Sara Hoxhën, e cila tashmë është një emër i familjarizuar për showbizzin.
Viti 2020 i ka gjetur Ledrin dhe Sarën në pushime dhe duhet ta pranojmë që vendet ku kanë pushuar kanë qenë përrallore. Destinacioni i tyre i parë ishin ishujt Maldive dhe pasi i shijuan mirë e mirë në shoqërinë e Ermal Fejzullahut dhe familjes së tij, zgjodhën të udhëtojnë drejt Dubait.
Mirëpo, Ledri dhe partnerja e tij s’janë mjaftuar me kaq. Pas Maldiveve dhe Dubait, tani kanë zgjedhur Singaporin.
Ledri ka publikuar një foto në instastory (ndoshta e shkrepur nga Sara) nëpërmjet së cilës na ka treguar destinacionin e ri të pushimeve.