Të gjithë menduan se është thjesht kalimtare, por mesa duket historia e dashurisë së Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez po forcohet dita-ditës.
Pas disa muajsh lidhje, modelja spanjolle është në pritje të ëmbël, në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe shumë shpejt do sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe të katërt për sulmuesin portugez.
Prej disa javësh Ronaldo dhe Rodriguez po shijojnë pushimet në Ibiza të Spanjës dhe jo rrallë herë na kanë dhuruar skena romantike e të nxehta njëkohësisht.
Pavarësisht shtatzënisë, Georgina duket tepër në formë me bikinit e kuqe që i shfaqin akoma më shumë bukurinë trupore, ndërkohë që Ronaldo qëndron i shtrirë duke u relaksuar dhe nuk i ndan duart nga të pasmet e të dashurës së tij.
E si për të treguar që e do shumë, paparacët kanë fotografuar një moment ku modelja 23-vjeçare e puth në ballë yllin e Real Madrid.