Këtë herë policia e Shtetit është ndalur tek personat më të kërkuar të Tiranës duke publikuar emrat e 22 “më të fortëve” të kryeqytetit .
Uniformat Blu në këtë njoftim theksojnë se kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave të rrezikshëm.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftim.