Dafina Zeqiri sapo na dëshmoi sot se me ish të dashurin mund të qëndrosh shok dhe nuk ka asnjë gjë të keqe.
Nëpërmjet një InstaStory, këngëtarja e njohur tregoi se kishte dalë për kafe së bashku me Dj Geek dhe mikeshën e saj të zemrës Nora Haxha.
Ajo çfarë na tërhoqi vëmendjen, është që tani Dafina e quan ‘mik” ish të dashurin e saj dhe ka harruar gjithçka që ka ndodhur mes tyre.
“Me dy miqtë e mi tek Miqt”, ka shkruar Dafina duke etiketuar Dj Geek dhe Nora Haxhën.
Dyshja ka vetëm pak javë që i ka dhënë fund lidhjes dhe duket se gjërat mes tyre po ecin mirë! Vlen të theksojmë se ata edhe pas ndarjes janë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjithmonë dhe kjo për shkak të punës.