Kohët e fundit Rira Ora ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës e zënë me angazhime të ndryshme.
Si rrjedhojë është gjendur edhe larg shtëpisë së saj në Londër. Edhe pse në udhëtimet e fundit familjen e ka patur me vete, këngëtaren duket se e kishte marrë shumë malli për vendin ku jeton, Londrën. Kështu, pasi mbylli edhe photoshooting e fundit , ajo mori avionin e parë për në Londër.
Gëzimi i 25 vjeçares në këtë rast mund të krahasohet pa frikë me atë të një fëmije që sapo i ke dhuruar një lodër.
Menjëherë pasi ka përshëndetur makinën e saj, ka nisur të ecë me të nëpër rrugët e Londrës për t’u çmallur me vendin që i kishte munguar aq shumë. Më në fund Rita po shijon disa ditë pushim.