Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme. Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, por vogëlushen kanë vendosur ta mbajnë larg rrjeteve sociale.
Mirëpo së fundmi ccifti shumë i dashur për shqiptarët i kanë mahnitur të gjithë me foton e parë familjare me të cilën urojnë Vitin e Ri.
Të tre shfaqen të veshur me të kuqe teksa foto është bërë në shtëpinë e tyre.
“2018 jonë”, shkruan Xhensila ndërsa Besi uron me këto fjalë: “Gezuar. Gjumin e omel e paçi ne 2019-n. Zoti ju rujt. Kallakt”.
Edhe Xhensila ka ndarë të njejtën foto në instastory ku shkruan: 2018 jonë!