Një studim i kryer nga disa shkencëtarë amerikan ka treguar se truri i grave është shumë ndryshe nga ai i burrave.
Sipas këtij studimi truri i grave është katër vite më i ri se sa ai i burrave.
Kjo ndodh sepse gratë kanë një “moshë metabolike të trurit” më të mirë se sa ajo e burrave.
Marcus Raichle, një neurobiolog në Universitetin e Uashingtonit në St Louis ka thënë se edhe për vetë ekipin e studiuesëve ishte e habitshme se si truri i grave dhe burrave ndryshon aq shumë.
Më tej ai ka thënë:
Ndryshimet metabolike të trurit ndryshojnë me moshën, por ajo që vërejmë është se një pjesë e mirë e ndryshimit që shohim është dallimi midis gjinive.”
Ndërsa “The Guardian” ka shkruar se shkencëtarët përdorën një teknikë të skanimit të trurit që quhet tomografi i imitimit të pozitronit për të matur rrjedhën e oksigjenit dhe glukozës në trurin e 121 grave dhe 84 burrave të moshave 20 deri në 82 vjeç.
Më pas mënyra se si truri burrit digjte sheqerin la të kuptohej se truri i meshkujve plaket më shpejt./cna.al