INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Më të varfrit në rajon, 80% e popullsisë më pak se 10 dollarë në ditë[VIDEO]

Publikuar më: 08:50 15-03-2018

Shqiptarët janë më të varfërit në rajon, pasi rreth 80% jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë. Sipas portalit Our World in Data, i cili ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, për shpërndarjen e popullsisë sipas niveleve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.4% e popullsisë shqiptare jetojnë me mbi 10 dollarë në ditë. Krahasuar me rajonin Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë me pak fjalë jemi më të varfërit. Më pas renditet Kosova me 25% të popullsisë, që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, e ndjekur nga Maqedonia me rreth 34%, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58%, vendi i pestë është Mali i Zi se tre të pestat e popullsisë jetojnë me më shumë se 10 dollarë në ditë. Në vendin e gjashtë rezulton Bosnja me katër të pestat e popullsisë. Pra boshnjakët rezultojnë më të pasurit në rajon.
Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22%. Në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në këtë prag është 71.3. Përqindjen më të ulët e ka Bosnja me 19.2 për qind. Ndërsa në varfëri ekstreme është 0.2% e popullsisë shqiptare dhe më keq në të gjithë rajonin janë qytetarët e Maqedonisë me 3%

 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107