INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me teknologjinë 3D dhe qeliza njerëzore, krijohet syri artificial [VIDEO]

Me teknologjinë 3D dhe qeliza njerëzore, krijohet syri artificial [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 06-08-2019

Nuk është aspak fantashkencë, por ekspertët kanë arritur të ndërtojnë një sy artificial në miniaturë.

Syri i ndërtuar në teknologjinë 3D është i përbërë nga qeliza njerëzore që riprodhojnë shtresat më sipërfaqësore, përkatësisht kornea dhe konjunktivën e cila është një cipë e hollë e vaskularizuar që vesh pjesën e dukshme të sklerës (e bardha e syrit) dhe pjesën e brendshme të palpebrave (kapakëve). Ky lloj syri lubrifikohet nga lotët artificialë dhe mbrohet nga një qepallë xhelatinoze që hapet dhe mbyllet.

Ai në të ardhmen mund të përdoret në vend të modeleve shtazore për të studiuar çrregullime të tilla si syri i thatë dhe për të testuar ilaçe të reja. Ekspertët amerikanë nga universiteti Pensilvanisë riprodhuan gjeometrinë dhe përbërjen qelizore të shtresave të jashtme të syrit.

Para së gjithash, qelizat që rrjedhin nga kornea dhe konjuktiva u kultivuan në një ndërfaqe ajër-lëng që i lejonte të rikrijonte sipërfaqen okulare. Kjo u fut më pas në një platformë në të cilën ishte e ekspozuar ndaj lëngjeve të lotit dhe rrëshqitjes së një qepallë artificiale të bërë nga hidrogel që imiton pulsimin spontan të qepallave.

Falë kësaj platforme, shkencëtarët  krijuan një model që riprodhon çrregullimin e syrit të thatë, duke e përdorur atë për të testuar një ilaç.Për të simuluar me të vërtetë syrin e njeriut, atëherë do të jetë e nevojshme që të përmirësohet më tej ky model artificial duke e pasuruar atë me elementë të tjerë, siç janë enët e gjakut dhe mbaresat nervore.

Article Logic
Execution time: 0.0029721260070801