INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më telefonoi dhe...'', këngëtari i njohur tregon se si Luana Vjollca e bindi për të bashkëpunuar në këngën e re

''Më telefonoi dhe...'', këngëtari i njohur tregon se si Luana Vjollca e bindi për të bashkëpunuar në këngën e re

Publikuar më: 19:35 28-05-2019

Luana Vjollca padyshim që na bëri të gjithëve kuriozë herën e parë, me postimin e saj ku shprehte se po nxirrte një këngë të re, por bashkëpunëtori i së cilës nuk dihej ende.

Më pas zbuluam se bashkëpunëtori i fshehte ishte këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi dhe dy artistët sollën këngën “Sonte”.

Në një intervistë për "Mirage", Dani ka treguar si erdhi bashkëpunimi me Luanën, duke dhënë disa detaje për të cilin vetë këngëtarja nuk ka folur.

"Bashkëpunimi erdhi spontanisht. Ato gjëra që bëhen pa plan dalin më të mira. Këngën me Luana Vjollcën e ka realizuar kompozitori Bini. Luana e kishte inçizuar këngën dhe duke folur me ata kishin rënë dakort që kënga duhet të ishte bashkëpunim. Më mori në telefon dhe më tha që kam bërë një këngë, është e përfunduar dhe kemi menduar për ty. Faleminderit shumë i thashë dhe e lamë që nesër të shkoja të dëgjoja këngën. Shkova, e dëgjova, më pëlqeu melodia, teksti dhe Luana si e kishte kënduar.

Mësova tekstin, e inçizova. Pas dy ditëve shkova në Tiranë dhe bëmë klipin. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, brenda pak ditëve. Rëndësi ka që kënga po pëlqehet, klikimet janë reale. Luana ishte shumë pozitive, më pëlqeu shumë dhe ishte shumë skenike", u shpreh Dani.

-640-0-5ced7c374cf30.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447