INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Më tha mama 12 vjeç”! Dëshmitë rrëngjethëse të prindërve të fëmijëve autik[VIDEO]

Publikuar më: 12:11 13-04-2018

Ndodh për herë të parë në vendin tonë që prindër të fëmijëve autikë të shfaqen në media së bashku. Ata kanë dhënë dëshmi rrëngjethëse, por shumë kurajoze dhe plot emocione. Ndërsa kanë prezantuar dhe probleme nga të cilat duhet të reflektojnë politikanët.

“Im bir sot është 14 vjeç. A e dini se para dy vitesh unë kam dëgjuar zërin e tij të më thotë, “mama”, për herë të parë në moshën 12 vjeç. Besoj, edhe ju si unë merrni nga shteti një lloj ndihme, për paaftësi dhe për kujdestari. Nuk i kalon 20 mijë lekët. Më thoni çfarë mund të bëj unë me 200 mijë lekë të vjetra. Unë kam 6 vite që paguaj mësuesen ndihmëse të djalit tim që e çoj në shkollë,” tregoi B. Shehu.
“Termin Autizëm nuk e kisha dëgjuar më parë, por t'ju them të drejtën mjekët më thanë se djali yt ka autizëm, ishte traumë e madhe. E dyta, që po kaloja pas humbjes së bashkëshortit kur djali im Elson ishte dy vjeç. Sot ju them se nuk kam qarë kurrë përpara djalit. Nuk jam treguar e dobët përpara tij,” tha mes emocionesh Bukurie Buci.
Dëgjesa e Parë Prindërore për Autizmin është iniciuar nga Fondacioni Fëmijët shqiptarë, ku foli dhe Presidentja Liri Berisha që mesazhi e ka në veçanti për gratë deputete.
“Nuk e dini dhimbjen e tyre. Ju nuk njihni as rrënimin ekonomik që këto familje kanë. Përpiquni për ligje që ti mbështesni. Mbani hapur dyert e institucioneve për ti degjuar hallet e tyre dhe problemet që ata kanë dhe të jeni një pjesë jo vetëm e mbështetjes së tyre, por të jeni një shpresë e madhe për ta”, tha Zonja Berisha.
Kjo dëgjesë bëri bashkë mbi 100 prindër të fëmijëve me autizëm, por edhe të fëmijëve të tjerë me aftësi të kufizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537