Kiara Tito ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Më Lër Të Flas”, ku ka folur për takimin e saj me nënën e Luizit.
Kiara tha se nëna e Luizit ishte shumë e ngjashme si karakter me këngëtarin, ndërsa zbuloi dhe një kritikë që ajo i kishte bërë. Ajo tha se Angjelina Ejlli e kritikoi për faktin që ajo nuk ka gatuar asnjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Vjehrra ishte shumë e mirë, zonjë grua, e bukur, simpatike. Super karakter, i ngjante shumë Luizit. E putha, dhe ajo më përqafoi. Kaluam shumë mirë. Më tha dhe një gjë: Pse ma ke lënë djalin pa ngrënë. Si nuk ke gatuar asnjëherë. I thashë jo provat, jo presioni”- tha Kiara.