INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më theu të dyja duart''/ Dhunë sistematike, Pamela Anderson tregon tmerrin që ka përjetuar me futbollistin e njohur! [FOTO]

''Më theu të dyja duart''/ Dhunë sistematike, Pamela Anderson tregon tmerrin që ka përjetuar me futbollistin e njohur! [FOTO]

Publikuar më: 15:04 30-08-2019

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga shfaqja për herë të parë e serialit të njohur ‘’Bayëatch’’, ajo vazhdon të mbahet mend si rojtarja e plazhit më e njohur e të gjitha kohërave. Megjithatë gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për 52-vjeçaren, sidomos në fushën e ndjenjave. Pas ndarjes nga lojtari i kombëtares franceze, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të këtij të fundit, aktorja ka folur për herë të parë për tmerrin e përjetuar dhe sakrificat e bëra për të ndenjur me një burrë që ishte tepër agresiv, paranojak dhe ushtronte dhunë rregullisht mbi të.

“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht. Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz, paranojak dhe mosbesues. Më ka ndaluar të ruajë shoqëri me të gjithë shokët si dhe njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte si një burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.”- shkruan aktorja në Instagram.

Ajo ka rrëfyer detajet e tmerrshme të dhunës nga ish-i i saj, ku në një moment nga dhuna e tepërt e ushtruar i ka thyer të dyja duart. “M’i theu të dyja duart. M’u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S’mund të hapja as një tapë shisheje.”- vijon aktorja, Pamela Anderson.

LALI.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779