INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më theve zemrën”! Pas ndarjes, Rob K dhe Blac Chyna vazhdojnë luftën në komente! [FOTO]

“Më theve zemrën”! Pas ndarjes, Rob K dhe Blac Chyna vazhdojnë luftën në komente! [FOTO]

Publikuar më: 10:36 19-12-2016

Një ndarje që po bëhet më e shëmtuar çdo ditë, por fundja nuk prisnim më shumë klas nga Rob Kardashian dhe Blac Chyna.

Dy personazhet që sapo kanë sjellë në jetë në fëmijë janë ndarë ditën e shtunë, por ky duket se ishte vetëm fillimi i konfliktit ndërmjet tyre. Fillimisht Rob postoi një video në Snapchat ku tregonte se ndodhej fare i vetëm në shtëpi, pasi Blac Chyna e kishte braktisur dhe kishte marrë edhe vogëlushen e tyre Dream me vete. Më pas vëllai i vogël i Kim bëri publike një foto të Dream, ku tregonte në mbishkrim se nuk kishte dashur ndonjëherë njeri aq sa donte vajzën e tij. Aty Blac Chyna nuk ka duruar dot pa komentuar, duke i thënë Rob-it t’i japë fund pasi edhe këtë foto ajo ia kishte dërguar. Nuk ka vonuar përgjigja e djalit të vetëm Kardashian, i cili dukej vërtetë i dëshpëruar, duke treguar se ajo e kishte bllokuar tek kontaktet dhe i kishte thyer zemrën pasi ai e dashuronte.  Sipas burimeve pranë DailyMail, në mesazhet e gjetura të Chyna dhe Rob, 28 vjeçarja e kishte thërritur si “të shëndoshë dhe përtac”, arsyet për të cilat duket se e kishte braktisur.

problemsss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779