INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë forme e ke fytyrën, të të them cili është modeli i flokëve që ju shkon!

Më thuaj çfarë forme e ke fytyrën, të të them cili është modeli i flokëve që ju shkon!

Publikuar më: 12:49 29-05-2019

Të zgjedhësh modelin e duhur gjithmonë është sfidë. Modeli i flokëve, që t’ju shkojë detyrimisht duhet të jetë në raport paralel me tiparet e fytyrës suaj, sepse në të kundërt do të kishit një pamje të pakëndshme. Provoni një nga këto modele për formën e fytyrës suaj:

Fytyrë me formë trekëndëshi

alesia.jpg

 

Rekomandohet modeli me gjatësi mesatare ose të gjatë. I vetmi sugjerim është që t’i evitoni sa më shumë flokët në pjesën e përparme të fytyrës dhe të keni gjatësi më shumë në pjesën e prapme.

Fytyrë me formë trapezi

alesit.jpg

 

Ju shkon çdo model flokësh, mjafton që ju ta pëlqeni. Është më e lehtë për ju të adaptoni një model flokësh, sepse forma e fytyrës jua lejon një gjë të tillë. Këshilla më e mirë do të ishte që të zgjidhnit si model flokësh trendin e momentit.

Fytyrë me formë katrore

akes3.jpg

 

Kryesisht është tipike për meshkuj muskulozë dhe të fortë. Rekomandohen prerjet ku modeli është më i shkurtër në zonën afër veshit dhe më i gjatë sipër kokës, sipas iconstyle. Prerja duhet të jetë e tillë që të nxjerrë në pah formën joshëse të fytyrës, që jo çdo mashkull e ka.

Fytyrë me formë ovale

ales4.jpg

 

Është formë ideale sepse simetrikisht, ka të njëjtat përmasa në të dyja anët e fytyrës. Modeli i duhur për ju do të ishte një flokë mesatar dhe me favorite jo shumë të gjata.

Article Logic
Execution time: 0.001971960067749