IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Më thuaj çfarë forme i ke buzët, të të them çfarë personaliteti ke

Më thuaj çfarë forme i ke buzët, të të them çfarë personaliteti ke

Publikuar më: 19:31 18-08-2020

Për buzët janë thurur vargje e vargje që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ngjyra dhe forma e tyre i japin hijeshi dhe sensualitet fytyrës së një femre. Dhe jo vetëm. Forma e buzëve të një femre mund të zbërthejë edhe shumë anë të panjohura të personalitetit të të saj.

Buzët si kukull : Femrat që kanë buzë të vogla dhe të rrumbullakëta janë shumë energjike, të sigurta në vetvete dhe të lumtura.

Buzët e zymta : Kjo lloj forme është shumë e përhapur, por nuk ka të njëjtin konotacion negativ si vetë fjala. Femrat që kanë këtë lloj forme kanë shumë besim në vete dhe janë këmbëngulëse.

Buzët e gjera : Personat që kanë buzët e gjera janë shumë të ekuilibruar. Janë shumë pozitivë dhe shquhen për karakterin e tyre të qëndrueshëm.

Buzët e Kupidit : Buzët e Kupidit janë shumë joshëse. Vajzat që kanë këto buzë janë shumë romantike, joshëse dhe shumë krijuese. Prakticiteti nuk është arma më e fortë.

Buzët e holla : Buzët e holla janë karakteristikë e femrave praktike dhe të kujdesshme. Ato janë paksa të turpshme dhe jo domosdoshmërisht të sigurta në vetvete.

Buzët e rëna në një anë : Kjo lloj forme është karakteristikë e personave që janë të qetë, të tërhequr dhe që duan privatësinë. Zakonisht janë treguese të një personi që është analitik.

Buzët e vogla : Buzët e vogla nuk duhen të ngatërrohen me formën e buzëve të kukullës. Thjesht janë në proporcion jo të drejtë me tiparet e tjera të fytyrës. Personat që kanë këtë formë të buzëve janë të pavarur dhe u pëlqen të vendosin vetë.

Buzët e mbushura : Buzët e mbushura, kujdes po flasim për të vërtetat dhe natyrale, dinë si të tërheqin vëmendje. Femrat që kanë këtë formë janë joshëse dhe pasionante.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998