INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë forme i ke sytë të të them çfarë personaliteti ke!

Më thuaj çfarë forme i ke sytë të të them çfarë personaliteti ke!

Publikuar më: 14:49 16-09-2018

Sytë janë pasqyra e shpirtit, për shkak se forma dhe madhësia e tyre tregojnë shumë për personalitetin. Mos pyesni më shumë për personalitetitn tuaj, por hidhni një vështrim në pasqyrë dhe mësoni më shumë rreth vetes, pikave tuaja të dobëta dhe të forta.

1. Sy të mëdhenj
Njerëzit me sy të mëdhenj janë zakonisht shumë të ngrohtë, pasionantë, të hapur dhe për më tepër krijues.

2. Sy të vegjël
Këto njerëz janë të prirur të jenë të përqëndruar dhe inteligjentë.

3. Sy me formë të rrumbullakët
Këta njerëz kanë tendencë të jenë krijues, me imagjinatë të gjallë. Karakteristikë tjetër e tyre është edhe luhatja e humorit dhe të qënit jo shumë praktikë.

4. Sy me formë bajamesh
Të kujdesshëm dhe të ndjeshëm në të njëjtën kohë, ata kanë tendencë të kenë një jetë të balancuar, si dhe i shohin gjërat në një këndvështrim pozitiv.

5. Sy të vendosur afër njëri-tjetrit
Kjo do të thotë se distanca mes syve është më e vogël se gjatësia e syrit. Këta njerëz i urrejnë ndryshimet, ata janë shumë tradicionalë, të përqendruar dhe të disiplinuar.

6. Sy të gjerë
Kjo do të thotë se distanca midis syve është të paktën sa gjatësia e syrit. Njerëzit me këta sy janë fleksibël dhe impulsivë.

7. Sy të futur në brendësi
Nëse keni sy të futur brenda, jeni një person shumë optimist dhe romatintikë.

8.Sy të pjerrët (për poshtë)
Zakonisht këto persona janë të nështruar dhe shumë pesimistë. Ata bëjnë miq të përjetshëm.

10. Sy të tërhequr për lart
Janë zakonisht njerëz shumë optimist, ambiciozë dhe për më tepër të mençur.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658