INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë kafeje pi të të them çfarë karakteri ke!

Më thuaj çfarë kafeje pi të të them çfarë karakteri ke!

Publikuar më: 20:19 21-08-2018

Njerëzit e çiltër pëlqejnë të përdorin karamele, ose vanilje në kafe, kapuçinon e pinë romantikët, makiato është zgjedhje e të përgjegjshmëve, ndërsa kafen e pastër të zezë e pinë njerëzit që kërkojnë sfida. Pija e zezë është mjaft e preferuar për një numër të madh njerëzish, por vetëm “më të guximshmit” pinë kafe të pastër të zezë, ndërsa të tjerët pëlqejnë ta përziejnë me qumësht, karamele ose çokollatë.

Kafen e zezë në takim e porosisin njerëzit që janë të sigurt në vete dhe që kërkojnë vazhdimisht sfida. Miqtë i përshkruajnë si të mprehtë, ndërsa sfida më e madhe është për t’i bërë të qeshin. Njerëzit e frikësuar dhe të pasigurt zgjedhin kafe pa kafeinë. Ekspres i gjatë është zgjedhje e personave eksplodues dhe që e dinë që do të kenë nevojë për shumë energji.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373