INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë muaji ke lindur, të të them çfarë femre je!

Më thuaj çfarë muaji ke lindur, të të them çfarë femre je!

Publikuar më: 17:37 07-06-2018

Janar

Gratë e lindura në janar janë ambicioze, konservatore dhe serioze. Ata duan të kritikojnë, por nuk duan të flasin për ndjenjat e tyre, sepse janë natyra të mbyllura.

Shkurt
Këto gra janë shumë romantike, duhet t'i trajtoni me durim për shkak të ndryshimit të humorit, sepse jo të gjithë mund t'i kuptojnë. Ata mendojnë në mënyrë abstrakte, nëse i tradhëtoni, nuk do t'i shihni kurrë më.

Mars
Gratë e lindura në këtë muaj kanë karizëm dhe një bukuri të rrallë. Janë të përkushtuara dhe besnike.

Prill
Janë shumë xheloze dhe shpërthejnë në çdo moment, ndaj ndonjehërë është më mirë të largoheni prej tyre. Por, do t’ju bëjnë të ndjeheni njeriu më i lumtur në planet.

Maj
Gratë e lindura në maj janë shumë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve të tyre .Megjithatë, me karakterin e vështirë, ata bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me ta.

Qershor
Ata janë shumë krijuese dhe komunikuese dhe për më tepër vajza kurioze. Për ta është më mira t’jua thuash gjërat në sy se sa pas krahëve. Në dashuri janë lojtare shumë të rrezikshme. Burrat janë si lodra në duart e tyre.

Korrik
Këto vajza janë shumë të ndershme, nuk lejojnë askënd të afrohet pranë tyre dhe ajo cka i karakterizon më tepër është ana misterioze, inteligjenca dhe bukuria.
Nuk i duan konfliktet dhe janë të sjellshme me të gjithë.
Nëse kjo grua bie në dashuri me ju, gabimi më i madh do të jetë ta mashtronit. Konsiderojeni të humbur përgjithmonë!

Gusht
Një kombinim unik i zemrës dhe egoizmit të madh ...!
Mos dilni shumë me këto zonja, sepse herët a vonë ajo do të fitojë. Pavarësisht se janë të bekuara me një ndjenjë të pabesueshme humori, ata nuk lejojnë askënd të tallet me ta.
Ato duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kurrë nuk vuajnë nga vëmendja e njerëzve.

Shtator
Vajzat e muajit Shtator janë të dashura, të disiplinuara, të bukura, por kurrë nuk e falin atë që do t'i tradhtojë.
Kini kujdes që të mos i lëndoni, sepse ato do t'ju hakmerren.
Nga ana tjetër ata janë shumë kritikuese ndaj partnerit dhe kërkojnë nga ai ti përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.

Tetor
Gratë e lindura në tetor kanë demonstruar forcë dhe pavarësi. Ato kanë një karakter të hekurt, por gjithashtu janë shumë emocionale. Rrallë herë qajnë para njerëzve të tjerë. Ato janë të zgjuara dhe nuk e hapin shpirtin e tyre për të gjithë.

Nëntor
Zonja e nëntorit është gjithmonë një hap përpara të gjithë të tjerëve. Ato e njohin menjëherë një gënjeshtar. Ju nuk duhet të luani me këto gra sepse do të merrni fundin më të keq prej tyre. Një gjë e rëndësishme për tu ditur në lidhje me zonjat e nëntorit është se nëse nuk jeni gati për të dëgjuar të vërtetën, mos i pyetni kurrë për mendimin që kanë!

Dhjetor
Të lindura me shumë fat dhe gjithmonë të gatshme për të gjetur një mënyrë për të qenë fituese.
Zakonisht, i duhet vetëm disa minuta për t’jua fituar zemrën.

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498