INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë ngjyre i ke flokët të të them çfarë personaliteti ke!

Më thuaj çfarë ngjyre i ke flokët të të them çfarë personaliteti ke!

Publikuar më: 20:57 23-10-2018

Ngjyra e flokëve lidhet me personalitetin tuaj dhe i prezanton botës disa elementë të personalitetit tuaj, ende pa e hapur gojën. Nëse dimë se bjondet argëtohen më shumë dhe zeshkanet janë më të besueshme, flokët ngjyrë rozë tregojë frikë, ndërsa ato të kuqet prezantojnë qetësinë.

Flokët kafe

Ngjyra e flokëve kafe është më e përhapura dhe lidhet me klimën mesdhetarë të vendeve të ngrohta. Njerëzit që kanë zgjedhur këtë ngjyrë janë njerëz me një personalitet shumë të ngrohtë, të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ato janë persona shumë altruist, gjë që e bën që të jenë të preferuarat e meshkujve.

Flokët e kuqe

Flokët e kuqe natyrale janë më të rralla për të gjetur dhe nëse kjo është ngjyra juaj atëherë jeni shumë me fat, sepse është një ndër ngjyrat më të lakmuara nga vajzat. Njerëzit me flokët e kuqe janë shpirti i festës, rrezatojnë dhe kanë që energji që njerëzit e kanë zili. Gjithashtu, e kuqja gjithmonë josh më shumë se çdo lloj ngjyre tjetër.

Flokët bjonde

Femrat me flokët bjonde komunikojnë vetëm elegantë dhe stil, si në flokët e gjatë ose edhe në të shkurtët. Personaliteti juaj është i ëmbël, por pak i mërzitshëm, spontar. Jeni gjithmonë qendra e vëmendjes, pasi bjondja personifikon diellin dhe karakteri juaj i gjallë dhe plot energjik, i bën njerëzit për vete menjëherë.

Flokët e zinj

Ju jeni një person tejet intrigues, me një personalitet shumë misterioz dhe ndoshta edhe të errët. Personat me flokë të zinj janë më të besueshmit në vendin e punës, pasi shfaqin siguri në vetvete dhe shumë profesionalizëm. Nga ana tjetër, flokët e zinj janë shumë seksi, pasi nxjerrin në pah sytë, e kot nuk thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, sipas iconstyle. Gjithashtu, u tregojnë djemve se nuk jeni një vajzë e lehtë dhe se iu duhet shumë punë për t’ua fituar zemrën.

Flokët me ngjyra

Flokët me ngjyra komunikojnë aspekte të ndryshme të personalitetit në bazë të nuancës që zgjidhni. Keni flokët rozë? Je një fashioniste, por shumë e turpshme dhe e rezervuar.

Flokë lejla? Je një vajzë shumë kreative që adhuron të shkruajë, udhëtojë, kërcejë dhe fotografojë.

Ndërsa flokët blu dhe jeshile tregojnë se jeni shumë të lidhur me gjërat tradicionale.

Flokë plot me ngjyra? Ende nuk ke zbuluar të gjitha pjesët e karakterit tënd dhe nuk e di se çfarë po kërkon.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107