Ngjyrë e kuqe– Nëse përdorni buzëkuq me ngjyrë të kuqe, do të thotë se ndihesh shumë mirë. Është një ngjyrë e cila tregon se jeni gati të shfaqni sensualitetin tuaj dhe të tërhiqni vëmendje. Është njëlloj si të thuash, “Ja ku jam, më shikoni”. Ngjyra e kuqe tregon gjithashtu se pëlqeni stilin klasik, duke qenë se është një ngjyrë tradicionale.
Ngjyrë portokalli- Është një ngjyrë e gjallë që flet për siguri në vete. Por kjo ngjyrë flet edhe për një natyrë zbavitëse dhe spontane, jeta e të cilëve është gjithmonë festë.
Është njolloj sikur duan të thonë se janë gati për të festuar, pasi sapo kanë arritur një objektiv që i kishin vendosur vetes. Apo thënë ndryshe, sepse keni dëshirë për tu argëtuar me shoqërinë.
Ngjyrë violë- Gjatë viteve të fundit është bërë një ngjyrë shumë popullore dhe tendencë. Buzëkuqi ngjyrë violë apo lejla, qoftë ngjyrë e çelët apo e erret, tregon se e pëlqeni shuam modën. Nëse përdorni ngjyrë të çelët, do të thotë se jeni të vendosur dhe fati për të bërë gjithçka. Nëse përdorni ngjyrë të errët, do të thotë se pëlqeni sfidat dhe përballjen me rreziqet. Jeni natyrë që pëlqeni misterin dhe jeni disi rebele.
Ngjyrë rozë- Është një ngjyrë shumë femërore. Nëse është rozë e lehtë, tregon se jeni natyrë e ëmbël dhe plotë ëndrra. Nëse pardoni rozën e ndezur, do të thotë se kërkoni të tërhiqni vëmendje.
Ngjyrë nude- Nëse pëlqeni buzëkuqin ngjyrë nude, apo natyral, do të thotë se pëlqeni thjeshtësinë. Doni të tërhiqni vëmendjen, por jeni natyrë e rezervuar. Synoni bukurinë natyrale.