INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them çfarë DEFEKTI ke! [FOTO]

Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them çfarë DEFEKTI ke! [FOTO]

Publikuar më: 18:55 30-10-2018

Ndikimi i yjeve në jetën tonë është i pashmangshëm. Duket sikur çdo hap që hedhim është i lidhur si në një rrjete merimange me forcat e yjeve.

Ato na kanë zbuluar si dashurojmë, çfarë miku jemi, çfarë partneri na përshtatet, çfarë stili veshjeje kemi, etj, por gjithashtu zbulon edhe disa nga defektet më të mëdha që mund të kemi.

Dashi = Egoizmi: Edhe pse shpeshherë personat që i përkasin shenjës së Dashit shfaqen të përulur dhe modestë, mos u gënjeni prej tyre. Në përgjithësi ata mendojnë se janë më të mirët dhe vendosin gjithmonë veten mbi gjithçka.

Demi = Mungesa e durimit: Demi ka një problem shumë serioz me kontrollin e emocioneve. Duke qenë një shenjë shumë e organizuar dhe gjithmonë në kërkim të ideve të reja, nuk i pëlqen të humbasë kokë më kot kështu që padurimi është difekti tij më i madh.

Binjakët = Naiviteti: Mjaft të pafajshëm dhe të butë, Binjakët janë më shume sesa duhet naivë. U besojnë lehtësisht të tjerëve, edhe pse mund t’i keni provat e pabesisë para syve. Kjo gjë bën që të tjerët të përfitojnë prej tyre dhe t’i keqinterpretojnë qëllimet e Binjakëve.

Gaforrja = Ana e tyre “drama-queen”: Me siguri mund të jeni habitur nga ky difekt i Gaforres pasi në përgjitësi Luani njihet si mbreti i dramave, por Gaforrja është shumë më tepër. Kanë tendencën t’i ekzagjerojnë gjërat, të shtojnë detaje të panevojshme dhe të kërkojnë vazhdimisht pse-të që nuk i gjejnë kurrë. Kujdes, kështu rrezikoheni të bëheni mjaft të bezdisshme.

Luani = Këmbëngulja prej budallai: Ju këshillojmë që në krye të herës të shmangni sa më shumë debatet me Luanin, pasi do t’ju duhet të përballeni me shenjën më këmbëngulëse të të gjithë zodiakut. Edhe pse mund ta ketë gabi, Luani vazhdon të insistojë tek e vetja dhe nuk heq dorë lehtë.

Virgjëresha = Perfeksionizmi: Virgjëreshat janë miq të shkëlqyer, por nga ana tjetër janë mjaft kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo nevojë për të qenë gjithmonë sa më pranë përsosmërisë bën që të tjerët të mërziten dhe të qëndrojnë larg.

Peshorja = Paqëndrueshmëria: Peshoret njihen për karakterin e paqëndrueshëm dhe thuajse bipolar. Mund të kalojnë lehtësisht nga njëri ekstrem në tjetrin, duke krijuar shpeshherë probleme jo vetëm për ta, por dhe për ata që i rrethojnë.

Akrepi = Karakteri i keq: Nuk mund të thuhet se Akrepat janë djaj, por njihen për anën e tyre dashakeqe. Edhe pse ka persona që mund të merren vesh me ta, shumicës nuk ju pëlqen aspak ky karakter.

Shigjetari = Krenaria e tepërt: Duke qenë tej mase krenarë, ata urrejnë të humbasin në çfarëdo lloj debate, çështjeje apo përplasjeje. Kjo është arsyeja pse gjithmonë punojnë fort për të shmangur dështimet, por kjo krenari e tepërt i gërryen nga brenda.

Bricjapi = Mungesa e vigjilencës: Bricjapët i njohin shumë mirë pikat e tyre të dobëta dhe e dinë që mungesa e vigjilencës është një prej tyre. Edhe pse i njohin forcat dhe cilësitë që zotërojnë, sërish e kanë të vështirë të kultivojnë një qasje vigjilente në marrëdhëniet që ndërtojnë.

Ujori = Pavarësia e tepruar: Është mirë të jesh i pavarur, por si çdo gjë tjetër në jetë edhe kjo bëhet me maturi. Ujorët zgjedhin të qëndrojnë vetëm dhe të mos krijojnë kontakte sociale vetëm nga frika e humbjes së kësaj pavarësie.

Peshqit = Ndjeshmëria e tepruar: Peshqit janë të ndjeshëm dhe preken nga çdo gjë. Përballë kritikave ata ndihen të ofenduar dhe e vuajnë këtë gjë më shumë sesa duhet. Kjo gjë i bën më të dobët.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389