Sado që përpiqemi të jëmi pjese e shoqerisë deh ti përshtatemi asaj, gjithsecili nga ne e ka një tipar të vecantë që e shfaqë gjithmonë. Në fund të ditës kjo është pjesa me e bukur e cdo karakteri, ajo që na bën të vecante. Më poshtë ndodhet karakteristika e secilës prej shenjave, hidhini një sy:
Dashi: Janë shumë jo të rregullt, por në rrëmujën e tyre ato janë shumë të organizuar pasi mund të gjejnë cdo gje lehtësisht.
Demi: Shpesh herë kanë dëshira për disa ushqime të cuditëshme! Por nuk është se e lën thjesht të jetë një dëshirë, ata duhet ta gjejnë dhe ta shuajnë urinë me patjetër. Shumicën e kohës këto janë ushqime që nuk mund ti gjejmë në stinën që I kërkojnë.
Binjakët: Truri i tyre funksionon aq shpejtë sa dhe vet ata nuk arrijnë ta ndjekin! Thuhet se kanë dy personalitete shumë të ndryshme ndaj dhe truri I funksionon në të mënyra të ndryshme njëherësh.
Gaforrja: Janë shumë shumë të ndjeshëm, deri në pikën që nuk i kalon asnjë ngjarje lëhtë dhe pa emocione. P.sh nqs një histori dashurie nuk I shkon si një përrallë atëherë ata e marrin personale ndaj universit dhe mundohen të zbulojnë arsyet pse nuk shkoi sipas planit të tyre.
Luani: E cuditshme për ta është vëmëndje e madhe që duan të kenë. Nqs për disa të jenë në qëndër të vëmëndjes është dicka e bezdisshme, për personat në shenjën e luanit ësht thjesht normale dhe shumë e nevojshme.
Virgjëresha: Dallohen si shenja që nuk heq dorë kurrë, nqs nuk ja dalin në dicka do ta provojnë deri sa ta perfeksjonojnë dhe të jenë të parët.
Peshorja: Kanë shumë të zonjat kur vjen puna pëe të bërë për të qeshur. Por ato nuk "vënë në lojë" vetëm të tjerët por dhe veten e tyre! Janë të zgjuar dhe kjo dhe kjo bën që humori I tyre të jet akoma më I bukur.
Akrepi: Mund të duken të fortë në aparencë por pjesa me e cuditëshme e tyre është se janë një nga shenjat më sensitive. Mund të preken dhe të qajnë dhe për gjërat më të vogla.
Shigjetari: Janë shumë të friksuar të largohen nga vëndi të cilin e quajnë shtëpi. Kjo ndodh sepse kur mësohen me dicka ata e kanë të vështirë të përshtaten diku tjetër.
Bricjapi: Pjesa më e vecantë e tyre është se nuk plaken asnjëherë! Ndoshta nga mënyra se si e mbajnë vetën, si vishen, si kujdesen, ata ngjajnë gjithmonë më të rinj dhe nuk I ndjehet mosha në krahasim me pjesën tjetër të njerëzve.
Ujori: Janë gjithmonë ndryshe nga cdo gjë që I rrethon. Nqs jashtë ka filluar vera ata do vazhdojnë të vishen si për pranverë apo vjeshtë dhe kështu më rradhë.
Peshqit: Shohin cdo gjë ndryshe pasi kanë në karakterin e tyre shumë të theksuar pjesën artistike.