INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them cila është zona më epshndjellëse për ju!

Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them cila është zona më epshndjellëse për ju!

Publikuar më: 10:19 27-05-2019

Marrëdhënia në çift mund të duket si gjëja më e vështirë në botë, ndërkohë që është shumë herë më e thjeshtë nga ç’e planifikoni në kokën tuaj. Mjafton thjesht të zhvisheni nga komplekset dhe t’i jepni mundësinë vetës të eksploroni njëri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të ndrojtur, mund t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit. Pikërisht kështu, yjet zbulojnë se cilat janë zonat erogjene të partnerit. Pjesa tjetër është në dorën tuaj.

DASHI: Nuk është edhe aq e vështirë të ndezësh epshin tek një person i shenjës së dashit. Mjafton të kaloni butësisht duart në flokët e tij dhe në fytyrë duke masazhuar me lëvizje sensuale me mollëzat e gishtave. Mund t’ju duket e çuditshme, por dashi realisht eksitohet nga kjo gjë. Pjesën tjetër të historisë e dini vetë.

DEMI: Qafa është një ndër pjesët më joshëse të trupit të njeriut, sidomos për një femër. Por për shenjën e demit ajo fiton një kuptim të veçantë. Masazhoni lehtësisht pjesën pas qafës, qafën dhe shpatullat. Nëse kur bëni këtë veprim i përshpërisni disa fjalë në vesh partnerit, dijeni që do humbasë kokën pas jush.

BINJAKËT: Dhe duke qenë se binjakët janë dy, nuk kishte si të mungonte masazhi i gjoksit, kraharorit dhe shpinës.Kjo zonë shumë delikate përmban shumë receptorë ndijues që ndezin libidon tek kjo shenjë e zodiakut. Ashtu si demi, edhe binjakët i duan përshëprimat.

GAFORRJA: Për gaforren pjesa më sensuale dhe joshëse janë buzët. Mos hezitoni të luani me gojën e saj. Niseni me puthje të lehta dhe më pas avanconi me french kiss. Gaforrja e do shumë kontaktin vizual, prandaj herë pas here shihuni thellë në sy para se të putheni.

LUANI: Mbreti dhe mbretëresha e zodiakut kanë si pikën e tyre më të ndjeshme barkun. Puthjet dhe përkëdhelitë në këtë zonë janë shumë të dashura për ta. Një luan do të eksitohej edhe sikur të vendosnit disa kube akulli në këtë pjesë.

VIRGJËRESHA: Ndryshe nga luani, virgjëresha ka si armën e saj ndezëse një pikë kyçe të barkut, kërthizën. Mënyra më e mirë për të hapur zemrën e një virgjëreshe janë butësia, ndjeshmëria dhe sigurisht përkëdhelitë, puthjet dhe gudulisjet në kërthizë. .

PESHORJA: Ndryshe nga 11 shenjat e tjera, peshoret janë shumë të ndjeshme. Kanë nevojë për shumë dashuri dhe të mos u mungojë në asnjë moment kontakti fizik. I gjithë trupi i tyre është erogjen, por theksi bie mbi lëkurën ku nuk duhet të mungojnë kurrë përkëdheljet, puthjet dhe kafshimet e lehta.

AKREPI: Akrepi nuk pickon si insekti me të njëjtin emër, ama nuk e dimë nëse do i rezistonte të pasmeve të bukura. Mashkulli i kësaj shenje do të humbiste kokën pas një kërcimi joshës me intimo, kurse femra akrep dëshiron vazhdimisht përkëdhelje në zonën e fundshpinës.

SHIGJETARI: Një puthje ose masazhi i gishtave të këmbës është mënyra më e mirë për të zgjuar erosin e shenjës së shigjetarit. Femra shigjetar e përdor më së miri këtë gjë në avantazhin e saj, askush nuk do i rezistonte një palë këmbëve të bukura dhe joshëse.

BRICJAPI: Për shenjën e bricjapit, shpina është zona më ndjellëse. Fikni dritat, zgjidhni një vaj esencial me aromë të mirë, pak muzikë në sfond dhe bëjini një masazh femrës bricjap, sipas living. E sigurtë që do të ndizni të gjitha emocionet e saj.

UJORI: Veshi është zona më e brishtë dhe njëkohësisht më ndjellëse për miqtë tanë të ujorit. Një masazh dhe puthjet në gjithë gjatësinë e veshit janë ajo çfarë do të dëshironte çdo ujor.

PESHQIT: Është e vështirë të përcaktoni zonën e nxehtë të peshqve sepse i pëlqejnë të gjitha. Mund të nisni me flokët, qafën, gjoksin, belin dhe në fund një masazh i ëmbël në vrimat e Venusit.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273