INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj formën e trupit, të të them sëmundjet nga të cilat rrezikohesh

Më thuaj formën e trupit, të të them sëmundjet nga të cilat rrezikohesh

Publikuar më: 19:16 21-08-2019

Edhe pse pesha e tepërt është gjatë e lidhur me rrezikun më të madh nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, rreziku i lidhur me tepricën e indit yndyror dhe indeksin normal të masës trupore (BMI) nuk janë në tërësi të qarta

Studimi i ri është përpjekur t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje se a ndikon shpërndarja e shtresave yndyrore, ato në stomak dhe në kërdhokulla, në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare te femrat e moshuara, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 2.683 femra në postmenopauzë pa sëmundje kardiovaskulare, ndërsa studimi ka filluar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Gjysmën e pjesëmarrëseve hulumtuesit i kanë vëzhguar së paku 18 vjet.

Në fund është treguar që te 291 femra është zhvilluar ndonjë formë e sëmundjes së zemrës.

Te femrat, trupi i të cilave ka formë dardhe, ekziston rrezik më i vogël i zhvillimit të sëmundjes së zemrës, në krahasim me ato trupi i të cilave ka formën e mollës.

Te këto të dytat është evidentuar 91 për qind e shanseve që të zhvillohen sëmundje të zemrës se sa te grupi me më pak ind yndyror rreth belit.

Te ato me trupin më të theksuar në formë dardhe, me më shumë ind yndyror në kërdhokulla dhe kofshë është shënuar 38 për qind më pak rrezik nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, gjatë zbatimit të studimit, e sa te femrat me më së paku ind yndyror në kofshë.

Të gjitha pjesëmarrëset e hulumtimit kanë pasur indeks normal të masës trupore në dallim prej 18,5 deri 24,9.

Autorët e studimit besojnë që në shpërndarjen e indit yndyror mund të ndikojnë gjenetika, mënyra e ushqimit dhe shprehitë e ushtrimit të rregullt.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211