Secili nga ne është unik në vetvete, qoftë me pamjen e jashtme, qoftë edhe me gjatësinë. Edhe nëse e ke pyetur ndonjëherë veten ҫfarë të bën ndryshe nga basketbollistët apo nga njerëzit e shkurtër, më poshtë janë disa përgjigje që tregojnë më shumë për gjatësinë që ke. Kështu, nëse je gjithmonë, më e gjatë, më e shkurtër apo diku në mes, gjatësia fsheh diҫka në lidhje me personalitetin tënd.
Nëse je 5’3 (5′ 3″ in = 160.02 cm dhe më pak). Je një ndër më të shkurtrat e grupit, por kjo nuk do të thotë se nuk je e fortë. Je e vogël, por e fuqishme dhe motoja jote në jetë është: personalitet që të infekton, sepse sapo hyn në dhomë, të gjithë njerëzit janë të tërhequr drejt teje. Ashtu si të gjithë njerëzit e vegjël dhe të imët që tërheqin vëmendjen, edhe ty të ndodh pikërisht kështu. Megjithatë, tregon gjithmonë kujdes që të mos vjedhësh vëmendjen e miqve që ke rreth vetes.
Nëse je 5’4 deri në 5’6 in (5′ 4 inches = 162.56 cm deri në 167.64 cm). Je në gjatësi të mesme dhe gjithmonë e prirur për të qenë në mes. Ndonjëherë mendon se miqtë të lënë në hije, kjo edhe për shkak të atyre që janë më të gjatë dhe pak më shumë se "mesatarë", por kjo nuk duhet të të pengojë. Gjatësia jote është ideale - nuk je shumë e gjatë, as shumë e shkurtër, por thjeshtë aq sa duhet. Zakonisht, njerëzit e këtij grupi kanë tendencë t’i entuziazmojnë të gjithë ata që kanë rreth vetes dhe ndonjëherë mund të kryesojnë më humorin që bëjnë në grup.
Mendo që në grupin tënd je e rëndësishme - miqtë dhe familjarët gjithmonë të kanë në listë sa herë kanë nevojë për dikë, sepse e dinë që dashuria jote për familjen dhe për miqtë është përjetësisht besnike.
Nëse je 5'7 in (167.64 cm dhe më shumë) dhe më shumë. Mirë, je e gjatë, të gjithë e dinë këtë dhe e ke dëgjuar gjithmonë në jetën tënde. Mund të kesh qenë më shtatlartë se shumica e klasës kur ke marrë diplomën, por tanimë je mësuar me këtë pjesë. Grupi ku bën pjesë është i mësuar të jetë gjithmonë me energji dhe siguri, sipas revistaclass. Duket sikur për ju nuk ka pengesa, sepse i ndihmoni gjithmonë miqtë sa herë duan të bëjnë selfie. Por ndonjëherë mund të bëheni edhe të frikshëm, megjithatë dini gjithmonë si t’ua fitoni zemrat të tjerëve.