INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj shenjën e HOROSKOPIT, të kuptosh çfarë gabimi po bën në DASHURI

Më thuaj shenjën e HOROSKOPIT, të kuptosh çfarë gabimi po bën në DASHURI

Publikuar më: 19:35 26-05-2022

Askush nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime. E sidomos në dashuri, askush nuk është pa gabme dhe për këtë duhet të fajësojmë pak edhe shenjën e horoskopit.

Cilat janë problematikat që të karakterizojnë sipas shenjave të horoskopit?

Dashi: E konsideron partnerin si një “fans”, duke mos konsideruar ndjenjat dhe mendimet e tij.

Demi: I largohesh çdo diskutimi, edhe atyre më të rëndësishme. E mirëkuptojmë dëshirën për të mos u bërë pjesë e dramave, por nëse partnerin e shqetëson diçka, duhet të flitet dhe të zgjidhet!

Binjakët: Thua gjithmonë fjalën e fundit dhe shkëputesh, edhe pse ndoshta nuk është momenti për t’u ndarë.

Gaforrja: Nuk i jep rëndësi individualitetit tënd. Kur dashurohesh, varesh 100% nga partneri, duke u bërë “e ngjitur” dhe duke i harruar pasionet e tua.

Luani: E mbyt partnerin me vetëbesimin dhe pasionin tënd të ethshëm.

Virgjëresha: Mundohesh pafundësisht që ta ndryshosh partnerin.

Peshorja: Ke sjellje pasive-agresive ndaj gjithçkaje.

Akrepi: Krijon kaq shumë drama, kur thjesht mund të flasësh.

Shigjetari: Nuk tregohesh e sinqertë mbi ndjenjat e tua. Identifikoji dhe diskutoji hapur!

Bricjapi: Mendon se të gjithë, në fund, do të të lëndojnë.

Ujori: Do që të fitosh çdo argument, gjithmonë!

Peshqit: Sakrifikon gjithmonë veten për partnerin.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502