INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë të shkakton ankth

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë të shkakton ankth

Publikuar më: 18:48 09-02-2019

Horoskopi influencon mbi personalitetin tonë, mënyrën e të qënit dhe ndikon edhe në gjërat që na shkaktojnë ankth. Le të shohim në detaj se çfarë shkakton ankth në çdo shenjë zodiakale:

Dashi
Ju mendoni se jeta nuk ecën dot para pa ju. Jeni gjithnjë në lëvizje, ndihmoni këdo që ju kërkon ndihmë edhe në rastet kur do donit të rrinit vetëm. Kjo ju shkakton shumë ankth.

Demi
Shpesh ndiheni të tejngopur dhe të stresuar nga detyrat të cilat keni vështirësi t’i realizoni. Merrni pak pushim, jeta do vazhdojë edhe nëse pushoni pak. Nuk ka pse të jeni gjithnjë ju super heroi i situatës.

Binjakët
Lërini gjërat e vogla të vijnë tek ju, pa u nxituar. Me siguri do merrni maksimumin e avantazheve nëse ndaloni së menduari se personi që keni përballë gabon në çdo gjë. Qetësohuni dhe prisni që gjërat të ndodhin.

Gaforrja
Ankthi juaj kalon përmes pasigurive tuaja. Të ecni vetëm, gjatë natës, ju bën të ndiheni sikur keni zemrën në fyt. Njerëzit që kritikojnë, apo që ju fiksojnë me vështrime, ju bëjnë të ndiheni në ankth. Mos u mposht nga emocionet e tua, ke thjesht nevojë për pak siguri, që të ndihesh më mirë.

Luani
Sa herë që nuk ke kontroll mbi situatën tënde, bëhesh ankthioz/e. Duhet ta dish se gjërat shkojnë mirë edhe kur nuk rri duke kontrolluar vazhdimisht çdo vendim që ke marrë. Ndonjëherë, duhet thjesht të mos shqetësoheni kot dhe të ndiqni instiktin tuaj.

Virgjëresha
Ju mendoni shumë dhe jeni ankthi më i keq i vetvetes. Pendoheni sa herë që merrni vendime dhe kjo ju çmend, por pasi e nisni atë që keni vendosur të bëni, ndiheni më mirë. Duhet të impenjoheni pak më shumë, në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë.

Peshorja
Ju pëlqen drejtësia, gjërat e bëra mirë dhe sa herë shihni diçka të gabuar rreth vetes, ndiheni në siklet. Ndonjëherë mendoni më shumë se ç’duhet në lidhje me qëndrimet ‘pro’ dhe ‘kundër’ të çdo situate, në vend që të reagoni. Është e nevojshme të jeni më fleksibël dhe të veproni në moment, në vend që të rrini duke menduar për pasojat.

Akrepi
Të mos keni shumë privaci dhe qetësi ju bën shumë ankthioz. Keni nevojë për hapësirat tuaja dhe kur njerëzit nuk i respektojnë ato, ndiheni nervoz. Gjithçka që kërkoni është që të tjerët të respektojnë mënyrën tuaj të të qënurit.

Shigjetari
Të shkoni sipas rrymës së shoqërisë ju bën nervozë. Ju urreni të dëgjoni t’ju diktojnë sit ë silleni, reagoni apo të visheni. Nuk ju pëlqejnë afatet kohore, apo të rrini në vende me shumë njerëz ju bën të mos jeni të qetë dhe shumë ankthioz.

Bricjapi
Ju jeni rrënja e ankthit tuaj. Ju ushtroni shumë presion mbi veten dhe vendosni afate kohore brenda të cilave duhet të arrini objektivat tuaja. Ndiheni të frustruar nëse nuk i arrini ato. Mjaft menduat se çfarë do ndodhë të nesërmen dhe jetoni momentin.

Ujori
Nëse gjërat nuk shkojnë siç do donit, nisni të shqetësoheni. Përpiqeni të sqaroni gjërat dhe nëse nuk i sqaron në kohë, nisni të shqetësoheni. Do donit të bënit shumë gjëra në pak kohë, por ngadalësoni pak dhe qetësohuni. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç do donim, por kjo nuk do të thotë se është gabim mënyra jote e reagimit.

Peshqit
Të ndiheni në qendër të vëmendjes ju bën ankthioz. Ju urreni të flisni në publik, kjo ju streson. Do shkojë gjithçka mirë. Merrni frymë dhe qetësohuni!

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656