Shenjat zodiakale mund të të japin disa karakteristika të kuptosh se cili është momenti më i favorshëm për të thënë ‘po’ në altar. Ja cila është mosha e duhur për t’u martuar, sipas shenjës tënde të horoskopit:
Dashi- Të lindurit e kësaj shenje kanë vështirësi tëp resin dhe janë ankthiozë kur marrin vendime, ndaj nëse je i kësaj shenje, duhet të marrësh frymë thellë para se të martohesh 20 vjeç.
Demi- Do martohen kur të jenë në paqe me veten dhe kjo ndodh zakonisht, pas të 30-ave.
Binjakët- Janë spontanë, por kjo shenjë për të marrë vendimin për t’u martuar duhet të arrijë pjekurinë, rreth moshës 30-35 vjeç.
Gaforrja- Preferojnë të kërkojnë siguri dhe të krijojnë një lidhje të fortë në çift. Mosha më e mirë për t’u martuar është 25 vjeç.
Luani- Kjo shenjë kërkon kohë për të zhvilluar impenjime të tilla si martesa, përgjithësisht, konsolidohen në moshën mes 30 dhe 40 vjeç.
Virgjëresha- Duhet tëp resin deri në 29 vjeç, pasi më parë kanë nevojë të arrijnë pjekurinë e nevojshme për të dalë nga skema e tyre pa hyrë në krizë.
Peshorja- Kjo shenjë beson tek dashuria e vërtetë. Mosha 25 vjeçare është perfekte për t’u martuar.
Akrepi- Janë posesivë dhe intensivë dhe për këtë arsye mund të vendosin të martohen në moshë të re. megjithatë, është më mirë të presin moshën 30 vjeç.
Shigjetari- Për këtë shenjë është shumë e rëndësishme të arrijë objektivat e veta, ndaj do duhet të presin për t’u martuar. Mosha 35 vjeçare është idealja, pasi të kenë realizuar gjithçka kanë patur në plan.
Bricjapi- Mund të martohen në një moshë të re, rreth të 20-ave. Ndershmëria që keni do ju ndihmojë të kaloni çdo problem.
Ujori- Kjo shenjë nuk do të martohet, preferon të udhëtojë dhe të eksplorojë jetën. Në rast se duan të martohen, do e bëjnë një gjë të tillë rreth të 40-ave.
Peshqit- Mosha ideale është 26 vjeç, pasi të jenë pjekur emocionalisht.