IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Më thuaj si ecën të të them çfarë personaliteti ke

Më thuaj si ecën të të them çfarë personaliteti ke

Publikuar më: 18:28 31-07-2020

Një studim i veçantë i kryer nga Caleb Backe, një ekspert i shëndetit dhe mirëqenies, ndau dhe krahasoi shpejtësinë dhe stilet e ecjes me tiparet e personalitetit.Këto kategori dallojnë se si stili juaj i ecjes zbulon personalitetin tuaj.

– Nëse jeni i shkurtër, zakonisht bëni hapa të shkurtër dhe ecni me kokën lart. Ky stil i ecjes tregon që jeni një njëri shumë i përqendruar dhe shumë shpesh dukeni sikur jeni mendjemëdhenj.

Sidoqoftë, për gratë, kjo mënyrë ecje me kokën e ngritur dhe hapa të shkurtër mund të vijnë nga dhimbjet në pjesën e kurrizit apo të qafës.


– Nëse jeni një kalimtar që ecni me duart e kryqëzuara, zakonisht ky pozicion tregon që preferoni të qëndroni vetëm madje dhe të jetoni vetëm.

Ky pozicion gjithashtu nënkupton rrezikshmëri. Në këto raste, ecja e shpejtë, e drejtë, e sigurt dhe me krahët e pakryer është një ide më e mirë.


– Nëse e shihni veten duke ecur me trupin përpara dhe me hapa të shpejtë, sipas ekspertëve tregon se jeni i zemëruar, i zhgënjyer por dhe një njeri këmbëngulës.


– Nëse keni tendencë që kur ecni të bëni shumë veprime njëkohësisht tregon se jeni një person shumë i komunikueshëm, unik dhe krijues. Dhe kjo ka një shpjegim: sipas ekspertëve personat që bëjnë shumë veprime teksa ecin kanë shumë imagjinate dhe shumë ide të cilat mezi presin ti realizojnë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.002892017364502