INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj si fle, të them si ndikon në shëndet

Më thuaj si fle, të them si ndikon në shëndet

Publikuar më: 11:14 15-04-2016

Të gjithë kemi nevojë që të kemi një gjumë të rehatshëm dhe të jemi të shëndetshëm, kështu që duhet minimizuar dëmi që sjellin disa pozicione gjatë fjetjes.

Pozicioni në shpinë:

Ky pozicion rekomandohet shpesh nga mjekët për arsye se mban  trupin drejtë dhe qafën, nëse doni të shmangni në mëngjes mungesën e rehatisë e qafës flini në këtë pozicion.

Fjetja në një anë

Njerëzit që vuajnë nga gërhitja e vazhdueshme ky është pozicioni i duhur. Ky pozicion parandalon dhimbjen e shpinës. Por nëse flini gjatë në këtë pozicion mundë të shkaktohen rrudha në fytyrë dhe nuk rekomandohet ky pozicion për gjithë natën.

Fjetja përmbys:

Fjetja përmbys rezulton me një sasi të konsiderueshme të presionit në shpinë, rezulton si të kemi  “gjemba” në krahë dhe këmbë gjë që vjen për shkak të presionit të nyjeve dhe muskujve. Gjithashtu pengon edhe në frymëmarrjen.

Pozicioni fetus:

Pozicioni fetus merr emrin kështu për shkak të pozicionit që fle foshnja në barkun e nënës. Për fat të keq një i rritur nuk duhet të flejë në këtë pozitë se pasi mund të shkaktojë probleme të shumta të qafës si dhe vështirësi në frymëmarrje. Psikologët besojnë se personat që flenë në këtë pozicion kanë një tendencë të madhe të stresit.

Fjetja me jastëkë:

Nëse doni të flini rehatshëm dhe të mos keni dhimbje shpine ju mundë të vendosni jastëkun afër trupit. Njerëzit që flenë përmbys duhet të vendosin një jastëk sipër ijeve që të lehtësojnë tendosjen e muskujve.

Shtrirë me krahët lart:

Ky pozicion njihet ndryshe si ylli detit. Krahët lartë parandalojnë rrudhat në fytyrë dhe gërhitjen gjatë gjumit.

Article Logic
Execution time: 0.001798152923584