Eftuar në emisionin “Trotuar” në TopChannel ishte ish-konkurentja e Përputhen Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program.
Pas një kohe që çifti bashkëjetoi me njëri-tjetrin u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre. Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.
Së fundmi në “Trotuar” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj përveç dhunës ai e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.
“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.