INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me trashëgime! Elita Rudi i thotë ''PO'' Gjikos, reagojnë VIP-at shqiptarë, kush nuk i uroi?! [FOTO]

Me trashëgime! Elita Rudi i thotë ''PO'' Gjikos, reagojnë VIP-at shqiptarë, kush nuk i uroi?! [FOTO]

Publikuar më: 18:34 29-06-2018

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko dhe moderatorja bukuroshe Elita Rudi, janë një prej çifteve më të dashur dhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Dje moderatorja kishte ditëlindjen e saj të 25-të dhe nëpërmjet një videoje në Instagram, ajo zbuloi surprizën e mrekullueshme që Gjiko i kishte bërë asaj, duke e zbukuruar dhomën plot me trëndafila.

Por mesa duket, surprizat nuk kanë pasur të mbaruar për Elitën. Në një foto që reperi ka publikuar para disa minutash në Instagram, ai ka bërë të ditur se i ka propozuar për martesë Elitës gjatë darkës së djeshme që ishin mbledhur për ditëlindjen e saj dhe ajo ka pranuar.

Në këto foto kaq të ëmbla, që ka shpërndarë më pas edhe Elita në profilin e saj, reperi është ulur në gjunjë si e do tradita dhe ka propozuar bukuroshen, e cila shihet mjaft e emocionuar.

“Ajo tha Po”, ka shkruar reperi në foton e publikuar, ndërsa Elita është shprehur: “Pra, unë thashë PO”, ku ka ndarë një foto nga propozimi dhe një foto të unazës së saj të fejesës me gur diamanti.

Të menjëhershme ishin reagimet e Vip-ave të cilat kanë komentuar në fotot e postuara nga Gjiko dhe Elita. Emra të njohur si Ledri, Lumi B, Lyrical Son, Labinot Gashi, Ylli Limani, Beatrix Ramosaj, Xum Allushi, e ëma e Ledrit kanë komentuar në foto. Por me siguri edhe ata që nuk kanë komentuar, i kanë shkruar në privat tyre.

ledri.jpg

lab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877