INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me tre kafe në ditë mbani mjekun

Me tre kafe në ditë mbani mjekun

Publikuar më: 15:15 09-08-2017

 Sipas një studimi të fundit në një kolegj në Londër, thuhet se të paktën tre filxhanë kafe në ditë të konsumuara, mban mjekun larg jush.

Ky studim u arrit në bazë të një hulumtimi ku janë shqyrtuar më shumë se gjysmë milioni njerëz në 10 vende të Europës, transmeton Klan Kosova.

Ata që pinin rreth tri filxhanë kafe në ditë, prireshin të jetonin më gjatë sesa ata që nuk pinin, thanë rezultatet e studimit, të cilin studiuesit e përshkruan si analiza më e madhe e efekteve të pirjes së kafesë në një popullsi evropiane.

“Kemi gjetur se konsumimi më i lartë i kafesë ishte shoqëruar me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, dhe veçanërisht për sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet e tretjes”, tha autori kryesor Marc Gunter i IARC, nga Shkolla e Shëndetit Publik të Imperial.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537