INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më trego çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them çfarë mëkati bën!

Më trego çfarë shenje HOROSKOPI je, të të them çfarë mëkati bën!

Publikuar më: 17:48 04-10-2018

Mëkatet e rënda mund të jenë përkufizuar si baza e mëkateve të tjera në botë. Pra, mëkatet më të dënueshme që një person mund të bëjë, sipas mësimeve biblike.

Ju prezantojmë mëkatet e mëdha me të cilat janë lidhur shenjat e zodiakut:

Zemërimi:

Ky mëkat drejtohet nga Marsi dhe përfaqësohet nga Dashi dhe Akrepi. Personat që udhëhiqen nga planeti Mars e shfaqin këtë difekt bashkë me mizorinë dhe padurimin. Aftësia e të përdorurit të agresivitetit është gjithashtu një instrument i çmuar shërimi

Kopracia:

Ky mëkat drejtohet nga Saturni, ndaj bie mbi Bricjapin dhe Ujorin. Virtyti që i kundërpërgjigjet këtij mëkati është mirënjohja.

Përtacia:

Ky mëkat drejtohet nga Hëna, ndaj është mëkat që i takon Gaforres. Njerëzit që në kartat e lindjes kanë Hënën si planet udhëheqës, paraqesin këtë difekt.

Mendjemadhësi:

Ky mëkat drejtohet nga dielli, ndaj bie mbi shenjën e Luanit. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë e manifestojnë mendjemadhësinë bashkë me vanitetin dhe arrogancën.

Epshi:

Ky mëkat drejtohet nga Afërdita, planeti që udhëheq Demin dhe Peshoren. Njerëzit e lindur nën këto dy shenja, shfaqin në mënyra të ndryshme atë që quhet edhe ‘mëkati i mishit’.

Zili:

Ky mëkat drejtohet nga Mërkuri dhe astrologjikisht përkon me shenjat e Binjakëve dhe Virgjëreshës. Këto shenja kanë këtë ‘difekt’ bashkë me gënjeshtrat, shkruan ora neës.

Grykësia:

Ky mëkat drejtohet nga Jupiteri, që përkon të udhëheqë edhe shenjat e Shigjetarit dhe Peshqit. Shërimi në këtë rast do ishte të dinin si të frenonin në kohë dhe të kufizoheshin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379