Prej disa javësh në rrjet po përflitet për një shtatzëni të Kiara Titos. Thuhet se miqtë e moderatores e kanë zbuluar lajmin për mediat, por vetë Kiara ende nuk ka reaguar.
Megjithatë me veprimin e fundit ajo i ka shtuar dyshimet. E ftuar në javën e Modës në Milano, Kiara është shfaqur me veshje “oversize”, pra të gjera.
Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë nisur dyshimet se Kiara është vërtet shtatzënë dhe po fsheh barkun.